Kryetarja Arsovska bashkë-kryesoi me KPK-në ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së 7.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot kryesoi me Komitetin e 22-të të Përbashkët Konsultativ (KPK) ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së. Komitetin e hapi kryetarja Arsovska, së bashku me Jasna Gabriqin nga Sllovenia, si bashkëkryesuese të këtij organi të përbashkët.
- Pas takimit të shkëlqyer në Bruksel, është kënaqësi e madhe për mua të jem sot këtu dhe të prezantoj gjithçka që është bërë në periudhën e kaluar dhe çfarë duhet të adresohet në periudhën e ardhshme, si dhe të diskutojmë për tema me interes për pushtetin vendor në kuadër të proceseve integruese europiane. Komiteti Europian i Rajoneve ka detyrë ligjore të përfaqësojë BE-në në misionin afatgjatë për të ndihmuar vendet partnere të përgatiten për anëtarësimin në BE. Prandaj në panelet tematike të sotme flasim për praktika të mira dhe shembuj pozitivë nga anëtarët e Këshillit të Europës në lidhje me atë se në çfarë duhet të fokusohemi në ato procese në periudhën e ardhshme, në mënyrë që komunat të jenë plotësisht të përgatitura, sepse mbi 70 për qind e rregullativës së BE-së ka të bëjë me pushtetin vendor - theksoi Arsovska.
Në takimin e sotëm u diskutuan dy tema, e para iu kushtua aktiviteteve dhe gjendjes rreth procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndërsa tema e dytë iu kushtua sundimit të ligjit dhe rolit të bashkësive lokale në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes, lajmeve të rreme dhe ndikimeve të huaja.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK