Kryetarja Arsovska Bashkëpresidente e Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së 4.5.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot në Bruksel bashkëkryeson Komitetin e Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së, së bashku me Jasna Gabriqin nga Sllovenia.

- Në politikën e zgjerimit të BE-së, Komiteti Evropian i Rajoneve ka një rol drejtpërdrejt në kuadër të Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit, nga ku emërohet Komiteti i Përbashkët Konsultativ (KPK). Sipas kësaj, Komiteti Evropian i Rajoneve ka si obligim ligjor për të përfaqësuar BE-në në një mision afatgjatë për të ndihmuar vendet partnere të përgatiten për anëtarësimin në BE. Autoritetet lokale duhet të jenë plotësisht të përgatitura për procesin e anëtarësimit, pasi mbi 70 për qind e legjislacionit të BE-së do të ketë ndikim pikërisht mbi to. – theksoi Arsovska.

Delegatët dhe ekspertët në takim diskutuan për dy tema. Tema e parë iu dedikua aktiviteteve dhe gjendjes rreth procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndërsa tema e dytë kishte të bënte me aftësitë e domosdoshme të komunave në Maqedoni dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.

Komiteti i Përbashkët Konsultativ i Komitetit Evropian të Rajoneve takohet dy herë në vit, një herë në Bruksel gjatë Ditës Vjetore të Zgjerimit dhe një herë në një vend partner. Për të festuar vitin 2023 si Viti Evropian i Aftësive, komiteti i përbashkët i Ditës së Zgjerimit i është përkushtuar kësaj teme dhe është organizuar në bashkëpunim me presidencën suedeze të Këshillit të BE-së.