
KRYETARJA ARSOVSKA HAPI KONFERENCËN RAJONALE PËR FUQIZIMIN E SIPËRMARRJES 20.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, hapi konferencën dyditore rajonale “Bashkëpunimi për fuqizimin e sipërmarrjes dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrjes, në të cilën marrin pjesë përfaqësues qeveritarë dhe komuniteti akademik nga Serbia, Kroacia, Turqia, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina.
- Qyteti i Shkupit punon me përkushtim për përmirësimin e shërbimeve me qëllim heqjen e barrierave administrative për të cilat ka më shpesh ankesa nga qytetarët dhe ekonomia. Programet e reja për përkrahjen e sipërmarrjes dhe inovacionit të qytetit të Shkupit janë pjesë e angazhimeve prioritare mbi të cilat po punojmë me përkushtim, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe sektorit privat. Formuam Këshillin për Gratë Sipërmarrëse, i cili kontribuon në krijimin e politikave dhe programeve që kontribuojnë për gra sipërmarrëse të forta ekonomikisht dhe financiarisht të qëndrueshme dhe arritjen e qëndrueshmërisë së tyre. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtyllat e ekonomisë, ato krijojnë vende pune, nxisin inovacionin dhe kontribuojnë në rritjen ekonomike. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nënkupton forcimin e konkurrencës dhe sipërmarrjes, e cila ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e efikasitetit, produktivitetit dhe shkallës së inovacionit në ekonomi. Sot kemi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave pozitive, nga të cilat dalin zgjidhje dhe masa konkrete për përballimin më të lehtë të sfidave të përbashkëta ekonomike në rajon- theksoi Arsovska.
Kryetarja Arsovska theksoi se Këshilli për Gratë Sipërmarrëse të Qytetit të Shkupit, si platforma e parë e këtij lloji në Maqedoni, njihet si praktikë e mirë dhe zbatohet në disa qytete, ndërsa këtë vit përveç pjesëmarrjes në zhvillimin e politikave në nivel lokal, si pjesë e propozimeve të këshillit, për herë të parë ndahet buxhet për mbështetjen financiare të grave sipërmarrëse, për të kontribuar në fuqizimin e tyre ekonomik dhe pavarësinë financiare.
Qëllimi i konferencës rajonale është bashkimi i agjencive kryesore qeveritare dhe palëve të interesuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe vendet fqinje anëtare të BE-së, si dhe infrastrukturën tjetër mbështetëse për të krijuar një ekosistem dinamik që nxit sipërmarrësit dhe inovacionin, gjë me të cilën do të fuqizohet qëndrueshmëria e tyre ekonomike dhe do të kontribuohet për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik më të gjerë.
- ВЕСТИ
- 01.12.2023 - Po realizohet faza e dytë e projektit strategjik për ekzaminimin dhe studimin e tubacioneve kryesore të ujësjellësit
- 23.11.2023 - QYTETI I SHKUPIT ME ARTech DHE PANAIRIN PËR TË RINJ PROMOVON INDUSTRITË KREATIVE
- 23.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 23.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 20.11.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 20.11.2023 - KRYETARJA ARSOVSKA HAPI KONFERENCËN RAJONALE PËR FUQIZIMIN E SIPËRMARRJES
- 20.11.2023 - FILLOI FAZA PËRFUNDIMTARE E RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËS “808” NË KOMUNËN GAZI BABA
- 17.11.2023 - U REALIZUA EDHE NJË PREMTIM NGA PROGRAMI “PËR SHKUPIN MODERN”, U RIKONSTRUKTUA RRUGA “NIKOLA KAREV”
- 17.11.2023 - QYTETI I SHKUPIT NDAU 5 SKUTERË ELEKTRIKË PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE
- 16.11.2023 - MERRNI PJESË NË ANKETËN ONLINE PËR TË HULUMTUAR SHPREHITË E UDHËTIMIT NË SHKUP