Kryetarja Arsovska u ndau shpërblime kampionatëve evropian nga SHMQSH "Nikolla Karev" 23.6.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me rastin e suksesit të madh, në Kampionatin Evropian në basketboll për shkollat e mesme, në një pritje të organizuar për nder të basketbollistëve të rinj të SHMQSH "Nikolla Karev" u ndau atyre shpërblime në të holla dhe i përgëzoi për suksesin e madh.
Duke i ndarë shpërblimet, ajo e theksoi mbështetjen e Qytetit të Shkupit për sportin e shkollave të mesme përmes programeve, projekteve, bursave, ngjarjeve dhe aktiviteteve, që nxisin në mënyrë aktive zhvillimin e sportit tek të rinjtë, të cilët me sukseset e tyre afirmojnë qytetin.
Kampionati evropian në basketboll për shkollat e mesme u mbajt nga data 11 deri më 16 qershor 2023, ndërkaq morën pjesë mbi 200 nxënës të shkollave të mesme. Ekipi i shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Nikola Karev” mposhti në finale ekipin çek, duke fituar medalje të artë dhe titullin Kampion i Evropës në basketboll për vitin 2023.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK