Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, i cili shpalli Konkursin për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2022 1.9.2022

Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, i cili shpalli Konkursin për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2022, rikujton të interesuarit se aplikimet për Çmimin duhet të depozitohen deri më 10 shtator 2022.

Aplikimet për Çmimin me arsyetime dhe biografi të shkurtër depozitohen pranë Këshillit për Ndarjen e Çmimit dhe depozitohen pranë Qytetit të Shkupit (arkivi-baraka nr.16 e Qytetit të Shkupit, Bul. "Ilinden", nr. 82, Parku i qytetit).

Çmimi "13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizikë dhe juridikë në shenjë mirënjohjeje nga Qyteti i Shkupit për arritjet në ekonomi, shkencë, art, kulturë, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimtarisë, të cilat paraqesin kontribut të veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe për përparimin dhe afirmimin e tij të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë. Çmimi mund t'u ndahet edhe individëve dhe personave juridikë nga vende të tjera që kanë dhënë kontribut të veçantë për qytetin. Çmimi u ndahet edhe nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që paraqesin kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.  

Konkursi u botua në gazetat: "Nova Makedonija", "Sloboden Peçat" dhe "Koha".

Çmimet ndahen në një ceremoni të veçantë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, më 13 Nëntor - Dita e Çlirimit të qytetit.