Laboratorë dhe fotovoltaikë në shkollën e mesme "Mihajlo Pupin" 18.1.2023

Sot në shkollën e Mesme “Mihajlo Pupin” të Qytetit të Shkupit promovuam fillimin e projektit për ndërtimin e laboratorëve të specializuar për profilin Teknik Elektrik –Energjetik, për të cilin shkolla është përfituese e grantit nga Regional Challenge Fund . Në shkollë do të ndërtohet edhe një central fotovoltaik shtesë. 

SHMET “Mihajlo Pupin”, si bartës i projektit në bashkëpunim me kompanitë partnere nga sektori privat, fondet e akorduara i dedikoi për ndërtimin e laboratorëve super të specializuar në shkollë në një sipërfaqe prej 300 m2, për mësim praktik për profilin Teknik Elektrik - Energjetik.

Në këta laboratorë për krijimin e ideve në fushën e energjisë, studentët aktualë dhe të ardhshëm do të kryejnë mësimin praktik dhe ushtrime nga profesioni elektroteknik me ndihmën e inxhinierëve elektrikë të shkollës, si dhe inxhinierëve që punojnë dhe janë pjesë e kompanive.

Qyteti i Shkupit ka shkollë profesionale e cila do të përfaqësojë bartësin e profesionit elektroteknik në Maqedoni, me standarde të larta dhe si e tillë shkon krah për krah me shkollat më të mira evropiane në profesionin e elektroteknikës.

Me këtë grant laboratorët dhe punëtoritë do të pajisen me makineri dhe instrumente, ndërsa studentët do të kryejnë ushtrime në kushte reale dhe do të përgatiten plotësisht për tregun e punës menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm.

Ky profil është pjesë e arsimit dual, me futjen e të cilit në procesin edukativo-arsimor dhe kryerjen e mësimit praktik në vetë shkolla, nxënësve të shkollave të mesme u mundësohet të fitojnë njohuri praktike dhe të përfshihen menjëherë në procesin e prodhimit, pa pasur nevojë për kualifikim të mëtejshëm.