Mega-park i ri në Çair 13.3.2023

Në qytetin e Shkupit nuk ka më lagje të harruara. Çdo qytetar ka të drejtën për qytet modern, lagje të rregulluar dhe mundësi të barabarta.

Me krenari duam t’ju njoftojmë se po fillon ndërtimi i mega-parkut të ri, i cili në bashkëpunim mes komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit, do të shtrihet në hapësirën e rrugës “Brigada Maqedonase Kosovare” nga kryqëzimi me “Brigada e Dytë Maqedonase” deri në kryqëzimin me bulevardin “Xhon Kenedi”.

Mega-parku do të shtrihet në një sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë dhe do të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte.

Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për fitnes, 26 belvederë të rinj, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë.

Programin “Për Shkupin Modern” po e zbatojmë në tërësi dhe asnjëherë nuk do të devijojmë nga ajo që u kemi premtuar qytetarëve, të cilët meritojnë hapësira të reja të gjelbëruara dhe parqe.