MERRNI PJESË NË ANKETËN ONLINE PËR TË HULUMTUAR SHPREHITË E UDHËTIMIT NË SHKUP 16.11.2023
Shkupjanët do të kenë mundësinë të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës së komunikacionit rrugor dhe shërbimeve të transportit në Shkup, si pjesë e zhvillimit të Planit të ri të Përgjithshëm Urbanistik të Qytetit të Shkupit, nëpërmjet plotësimit të anketës online. Kjo anketë është e dedikuar për të gjithë qytetarët që jetojnë në Shkup dhe do të realizohet në periudhën nga 15.11.2023 - 15.01.2024. Anketa është anonime, ndërsa përgjigjet e qytetarëve nevojiten vetëm si të dhëna statistikore.
Qytetarët e interesuar mund të regjistrohen në link-un https://gupskopjeanketi.mk/ dhe të ndjekin udhëzimet.
Hulumtimi për shprehitë e udhëtimit bëhet për nevojat e hartimit të Planit të ri të Përgjithshëm Urbanistik të Qytetit të Shkupit dhe në kuadër të projektit për përditësimin e modelit të transportit të Qytetit të Shkupit. Njohja e shprehive të udhëtimit të qytetarëve është thelbësore për planifikimin e ardhshëm të transportit urban në qytet në përputhje me nevojat e udhëtimit. Për këtë qëllim është e domosdoshme të kryhen hulumtime nëpërmjet të cilave do të merren të dhëna statistikore për shprehitë e udhëtimit, përkatësisht përdorimin e llojeve të ndryshme të transportit, si dhe mendimet e qytetarëve në lidhje me politikat e transportit urban, infrastrukturën e komunikacionit rrugor dhe shërbimet e transportit.
Rezultatet e hulumtimit do të përdoren për të përcaktuar masat për përmirësimin e efikasitetit të rrjetit të transportit, zvogëlimin e ndikimit të komunikacionit rrugor në mjedis, sigurimin e opsioneve të aksesueshme të transportit për qytetarët, sigurimin e sigurisë në sistemin e transportit urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK