
MINI KOPSHTI ZOOLOGJIK NË SHMQSH "VËLLEZËRIT MILADINOV" I HAPUR PËR VIZITORËT 10.6.2021
Kryetari Shilegov së bashku me Milla Carovska, Arijanit Hoxha dhe Elizabeta Angeleska, sot morën pjesë në hapjen për vizitorët e mini kopshtit zoologjik - Parku ZOO dhe sistemi i akuaponisë në oborrin e shkollës së mesme bujqësore-veterinare "Vëllezërit Miladinov" në Shkup.
- Jam i nderuar që jam këtu sot në një nga shkollat më inovative dhe më kreative edhe nga aspekti i njerëzve që punojnë këtu si mësues, si administratë, si drejtor, por edhe nga aspekti i nxënësve, gjë që mua më bën veçanërisht të lumtur. Kjo është një nga shkollat në të cilat unë, si kryetar, para tre vitesh u njoha me atë kreativitet dhe siç mund ta shihni sot plotësisht janë të arsytuara mbështetja dhe investimet që kemi dhënë si Qyteti, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit dhe Komuna e Kisella Vodës. Sot mund të marrim pjesë në hapjen zyrtare të kopshtit zoologjik të rinovuar, i cili ka më shumë se tridhjetë specie të ndryshme të kafshëve, të cilat ekzistonin në kuadër të shkollës, por ne e rinovuam atë dhe tani po e hapim për qytetarët. Hyrja do të jetë falas, por duam që në rast dikush dëshiron të japë mjete për hyrje dhe të mbështesë këtë proces i cili është rezultat i mendjes së ndritur para se gjithash të nxënësve të shkollës së mesme, duarve të tyre të arta, si dhe mbështetjes së mësuesve dhe Qyteti i Shkupit - tha Shilegov.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK