Mirënjohje për Qytetin e Shkupit në manifestimin "Oskar i humanizmit" organizuar nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit 10.5.2023

Me rastin e 8 Majit, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit sot në manifestimin "Oskar i humanizmit" Qytetit të Shkupit i ndau mirënjohje për bashkëpunimin shumëvjeçar që bazohet në mbështetje të ndërsjellë.

Qyteti i Shkupit ishte ndër të parët që ndihmoi me ndihmë financiare dhe ekipe në terren gjatë tërmetit katastrofal që goditi Turqinë dhe Sirinë.

-Bashkëpunimi i shkëlqyer i Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq, vazhdon me përkrahje përmes programeve të shumta për kujdesin e kategorive të cenueshme të qytetarëve. Njerëzit humanë, të cilët kohën dhe kompetencat e veta e vënë në funksion të kujdesit dhe ndihmës në shoqëri, mund të bëjnë ndryshime reale në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë - theksoi nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.