
Në Çento po rregullohet hapësirë e re parku dhe korsi për këmbësorë 5.8.2022
Ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po punojnë në ndërtimin e parkut të ri në lagjen Çento, në komunën e Gazi Babës, te kanali në rrugën “Juzhnomoravski Brigadi”.
Bëhet fjalë për një park të ri që shtrihet në një sipërfaqe prej 5.000 metrash katrorë. Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” paraprakisht pastruan tërësisht hapësirën, vendosën sistemin e ri të ujitjes dhe në periudhën në vijim do të formohet edhe një sipërfaqe e mbjellë me bar. Parku i ri do të pasurohet me dy belvederë të rinj prej druri.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” momentalisht janë në terren duke ndërtuar korsitë për këmbësorë dhe hyrëse në park. Parku i ri do të ketë një korsi kryesore për këmbësorët me gjatësi 100 metra dhe gjerësi 2.70 metra, ose me sipërfaqe të përgjithshme 350 metra katrorë. Gjithashtu, në parkun e ri do të ndërtohen dy korsi hyrëse më të vogla, të cilat të çojnë drejt belvederëve të rinj, që do të jenë me gjatësi 20 metra dhe gjerësi 1.50 metra. Përveç korsive në disa lokacione është planifikuar edhe vendosja e stolave dhe pajisjeve të tjera urbane.
Me të gjitha përmbajtjet, parku i ri në Çento do të jetë një vend i vërtetë për rekreacion dhe qëndrim të këndshëm në natyrë për vizitorët e të gjitha gjeneratave.
- ВЕСТИ
- 12.08.2022 - Arsovska: Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve për herë të parë u formua Kuvendi i të Rinjve i Qytetit të Shkupit
- 11.08.2022 - U rikonstruktua korsia e këmbësorëve në bulevardin “Goce Delçev”
- 10.08.2022 - Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e Shkupit
- 09.08.2022 - Pas katër dekadash po rikonstruktohet rruga” Skoevska” në Radishanë
- 08.08.2022 - Nga sot fillon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit
- 05.08.2022 - Në Çento po rregullohet hapësirë e re parku dhe korsi për këmbësorë
- 03.08.2022 - Spërkatje kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave për të shtatën herë këtë vit në Shkup
- 29.07.2022 - Pas problemeve të shumta të trashëguara, bulevardi Kiro Gligorov është në fazën përfundimtare
- 27.07.2022 - ARSOVSKA: FILLON RIKONSTRUKSIONI I SHTIGJEVE PËR KËMBËSORË NË PJESËN E PARË TË PARKUT TË QYTETIT
- 26.07.2022 - SHËNOHET 59 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFIK NË SHKUP