Ndërtimi i infrastrukturës së re në Shuto Orizare 31.8.2022

Sot në seancën e 16-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua projekti i njoftuar nga kryetarja Arsovska në konferencë për mediet, me të cilin për herë të parë parashikohet rikonstruksioni i degës 18 të rrugës “Brigada Maqedonase-Kosovare”.

Me vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Shuto Orizare për rikonstruksionin e rrugës “Brigada Maqedonase-Kosovare”, dega 18, plotësohet një nga kërkesat e banorëve të Shuto Orizares.

- Në komunën e Shuto Orizares banorët përballen me sfida të shumta dhe me kërkesën e tyre një ndër prioritetet është ndërtimi për herë të parë i degës 18 në rrugën “Brigada  Maqedonase-Kosovare”. Ky projekt, i cili është vlerësuar si një  nga prioritetet e përbashkëta, me urdhër të Qytetit të Shkupit do të realizohet nga NP “Rrugë dhe Rrugica”. Me realizimin e këtij projekti, qytetarët e Shuto Orizares do të kenë 1.165 metra katrorë infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet e shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit. Bashkëqytetarët tanë meritojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të realizohen kërkesat e tyre - theksoi Arsovska.

Arsovska theksoi se qëllimi kryesor i aktiviteteve aktuale ndërtimore të Qytetit është që në Shkup të mos ketë më vendbanime të harruara, por qyteti të zhvillohet në mënyrë të balancuar, me realizimin e projekteve si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.