Ndërtimi i mega-parkut të ri “Dame Gruev” në komunën e Gjorçe Petrovit, në fazën përfundimtare 18.7.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi punimet ndërtimore të mega-parkut të ri “Dame Gruev”, në komunën e Gjorçe Petrovit, i cili është në fazën përfundimtare.
- Në vendin e një prej deponive më të mëdha jolegale në Shkup me sipërfaqe mbi 50.000 metra katrorë, me dëshirë, përkushtim dhe punë realizuam të parin nga 5 mega-parqet në Shkup, mega-parkun "Dame Gruev" në komuna e Gjorçe Petrovit. Me realizimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit "Për Shkupin Modern", veprojmë me qëllim përmirësimin afatgjatë, mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit - theksoi kryetarja Arsovska.
Në park u finalizua ndërtimi i parkingut për vizitorët, po vendosen pajisje urbane, po ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë, këndi i lojërave për kafshët shtëpiake, zona e fitnesit dhe këndi i lojërave gjithëpërfshirës.
Po punohet me përkushtim për ndërtimin dhe rregullimin e përmbajtjeve të gjelbra, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjata për mjedis dhe ajër më të pastër për qytetarët e qytetit të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK