
Ne rrugën "Vasko Karangeleski" ne Parkun e qytetit u rimbjell me makineri një dru shumëvjeçar i llojit Platan 1.6.2022
Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe gjelbërim” sot kanë rimbjellë një dru shumëvjeçar të llojit Platan, nga rruga “Vasko Karangeleski” në Komunën e Aerodromit në një lokacion të përzgjedhur në Parkun e qytetit. Rimbjellja është kryer me makinë speciale për mbjelljen e drurëve, në pronësi të NP “Parqe dhe Gjelbërim”.

Me rimbjelljen e drurit nga rruga “Vasko Karangelevski” në Komunën e Aerodromit lirohet traseja rrugore dhe mundëson vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin dhe ndërtimin e saj, në pjesën nga bulevardi “Jane Sandanski” deri në bulevardin e Brigada e Tretë Maqedonase. Projekti i mëparshëm me rikonstruksion parashikonte prerjen e reshtit të drurëve në të gjithë pjesën e rrugës dhe me ndryshimet e bëra në projekt do të ruhet gjelbërimi dhe do të mbillen drurë të rinj.
Realizimi i projektit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës Vasko Karangeleski është i rëndësisë së madhe për banorët e Komunës së Aerodromit, i cili ofron zgjidhje cilësore të komunikacionit që do të lehtësojë trafikun në këtë pjesë të qytetit, rreth të cilit gravitojnë një numër i madh i objekteve publike.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK