Ngushëllime kryetarit të Gaziantepit 6.2.2023

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave e të plagosurve në tërmetin katastrofik në Gaziantep, në Republikën e Turqisë.

Ne gjithashtu i dërguam një letër ngushëllimi kryetarit të Gaziantepit dhe ofruam ndihmën tonë nëse është e nevojshme.

Qyteti i Shkupit është qytet i solidaritetit që asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën, mbështetjen dhe solidaritetin e popullit vëllazëror turk.

Pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit depozituam kërkesë që në seancën e ardhshme këshilltarët të vendosin për ndihmën humanitare për viktimat e tërmetit katastrofik.