Njoftim në lidhje me grevën e paligjshme 20.10.2022

Qyteti i Shkupit që gjatë ditës së djeshme, dhe menjëherë pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, përgatiti vendimin për ridedikimin e mjeteve me të cilat do t'u paguhet paga e shtatorit punëtorëve të NTP-së Shkup.

Edhe pse afati ligjor për pagesën e pagave është deri në datën 15 të muajit, një pjesë e menaxhmentit të NTP-së vendosi që, duke manipuluar dhe nxitur disa nga punonjësit, ta lërë qytetin pa transport publik me arsyetimin se po vonohet me pagesën e pagave, sot, Qyteti i Shkupit gjeti zgjidhje për pagesën e menjëhershme të mjeteve.

U bëjmë thirrje këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, menjëherë, që sot të thërrasin seancë të jashtëzakonshme të Këshillit, në mënyrë që ky vendim të votohet dhe që nesër punëtorët e NTP-së të marrin pagat, të cilat do t'u paguhen brenda afatit ligjor dhe jo me vonesë.

Gjithashtu duam t'u bëjmë thirrje edhe atyre që udhëzuan disa nga të ashtuquajturit sindikalistë t’u ofrojnë ndihmë juridike, sepse në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe të Drejtat e Punës, sot penguan punën e NTP-së pa shpallur paraprakisht grevë dhe pa formuar këshillin e grevës, gjë me të cilën sipas nenit 35 të ligjit të mësipërm janë përgjegjës edhe penalisht.

Përgjegjësi duhet të ketë, prandaj u bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit Drejtues të NTP-së, të emëruar me propozim të VMRO-DPMNE-së, që të depozitojnë dorëheqje të parevokueshme për shkak të mashtrimit të disa punonjësve të ndërmarrjes dhe shkaktimit të ndërprerjes së detyrave të punës. Do të kërkojmë përgjegjësi edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues.

Duam të theksojmë edhe njëherë, se vendimi për ridedikimin e mjeteve për pagesën e pagave të vonuara është marrë që dje, prandaj i bëjmë thirrje kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit që ta thërrasë sa më shpejt që të jetë e mundur seancën e jashtëzakonshme.