NJOFTIM PUBLIK 2.2.2024

Qyteti i Shkupit, me iniciativë të Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë - KKRM dhe organizatave të shumta rinore, filloi përgatitjet për titullin prestigjioz “Qyteti i Rinisë”, i cili ndahet nga Forumi Rinor Europian me qëllim inkurajimin e të rinjve për rritjen e pjesëmarrjes rinore në qytetet që konkurrojnë për këtë titull. Pas suksesit të madh me zgjedhjen e Qytetit të Shkupit si “Kryeqytet i Kulturës Europiane 2028”, kjo kandidaturë do të jetë afirmim në nivel ndërkombëtar për qytetin dhe për përkushtimin dhe projektet dhe aktivitetet inovative që janë duke u realizuar për të rinjtë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mbajti takim pune me përfaqësues të sektorit të rinisë, në të cilin shprehu mbështetjen e plotë për të rinjtë dhe idetë e tyre që ata i prezantuan në takim, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me kreativitetin, inovacionin e tyre dhe të përfshihen në kontinuitet në mënyrë aktive në të gjitha proceset shoqërore.

Me përfshirjen në procesin për titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, çdo vit, një qytet evropian ka mundësinë t’i prezantojë dhe shfaqë idetë dhe projektet novatore të bëra nga dhe për të rinjtë, duke përmirësuar përfshirjen e të rinjve në korniza botërore. Qytetet konfirmojnë angazhimin e tyre që të rinjtë të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në krijimin e politikave në sferën sociale dhe ekonomike. Të rinjtë janë shtytës të shoqërisë, bartës të ideve të reja inovative, forcojnë demokracinë lokale dhe kontributi i tyre është i dobishëm në çdo segment, prandaj mbështetja aktive për të rinjtë hap mundësi bashkëpunimi dhe ndjekje të shembujve për bashkëpunim në qytetet e tjera evropiane.

Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë shprehu kënaqësinë, si organi më i madh përfaqësues i të rinjve, që të japë kontributin e tij në kandidaturën e Qytetit të Shkupit për titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Procesi gjithëpërfshirës dhe përfshirja e ideve, njohurive, aftësive, përvojave, energjisë, entuziazmit dhe vizionit të të rinjve për Shkupin do të çojë në një proces të suksesshëm, por edhe në një të ardhme më të mirë për Shkupin, ku të rinjtë janë të përfshirë në formësimin e vendimmarrjeve, aktivitetet dhe zhvillimin e qytetit.

Qyteti i Shkupit është i angazhuar të ofrojë mundësi unike për të rinjtë që të veprojnë në mënyrë aktive në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe të shohin të ardhmen e tyre në Shkup dhe Maqedoni. Nëpërmjet promovimit të aktivizmit rinor, është e rëndësishme të krijohen mundësi për të rinjtë dhe nëpërmjet lidhjes së tyre me institucionet kulturore dhe arsimore, si partnerë kryesorë të Qytetit, ata të jenë bartës aktivë dhe krijues të një numri të madh aktivitetesh dhe projektesh të qytetit.