NJOFTIM PUBLIK 3.10.2023

Me kërkesë të banorëve përreth, Qyteti i Shkupit dhe NP ”Parqe dhe Gjelbërim” janë në fazën përfundimtare të ngritjes së një sipërfaqeje të re parku të gjelbër ndërmjet bulevardit “Koço Racin” dhe rrugës “Jordan Mijalkov”.

Në këtë lokacion në qendër të Shkupit, parkingu jolegal shumëvjeçar u transformua në një park të ri, të rregulluar me sipërfaqe prej 1.600 metrash katrorë, me pemë dhe fidanë të rinj, sistem vaditjeje, belvederë dhe përmbajtje shtesë për kënaqësinë dhe rekreacionin e qytetarëve.

Qyteti i Shkupit vazhdon me aktivitetet për rregullimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra dhe ngritjen e korridoreve të gjelbra me qëllim realizimin e projekteve nga programi në interes dhe me kërkesë të qytetarëve.