NJOFTIM PUBLIK 6.10.2023
Më shumë se 100 kryetarë komunash në Batum, Gjeorgji po marrin pjesë në forumin urban të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), me fokus në mënyrën se si duhet të trajtohen çështjet komplekse të vetëqeverisjes lokale përmes transformimit të gjelbër dhe gjithëpërfshirës të qyteteve duke përdorur fondet publiko-private për të nxitur rritjen dhe inovacionin.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me ftesë të organizatorëve të UNDP-së dhe BE-së, prezantoi laboratorin e parë publik bioteknologjik të këtij lloji në Maqedoni dhe rajon, të cilin Qyteti i Shkupit me mbështetjen e UNDP-së dhe UNICEF-it, e hapi këtë vit në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Maria Kyri Sklodovska”.
Hapja e laboratorit të parë bioteknologjik të këtij lloji në Maqedoni është një hap shumë inovativ në zhvillimin e shkencës në dobi të qytetarëve, mjedisit, ekonomisë lokale dhe shoqërisë maqedonase në përgjithësi, dhe u vlerësua si një projekt inovativ, gjë për të cilin qytetet e tjera shprehën interes të madh – theksoi kryetarja Arsovska.
Në prill, së bashku me UNDP-në, Qyteti i Shkupit pilotoi programin e parë të laboratorit për startap-et që punojnë me bioteknologji. Sfida e Shkupit “Bio Hack My World 2023” bashkoi startap-et, sipërmarrësit dhe novatorët me ide të reja për përdorimin e mbetjeve biologjike për ballafaqimin me sfidat mjedisore dhe i mbështet ata në zhvillimin e ideve të tyre
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK