NJOFTIM PUBLIK 6.10.2023

Më shumë se 100 kryetarë komunash në Batum, Gjeorgji po marrin pjesë në forumin urban të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe Programi për Zhvillim i  Kombeve të Bashkuara (UNDP), me fokus në mënyrën se si duhet të trajtohen çështjet komplekse të vetëqeverisjes lokale përmes transformimit të gjelbër dhe gjithëpërfshirës të qyteteve duke përdorur fondet publiko-private për të nxitur rritjen dhe inovacionin.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me ftesë të organizatorëve të UNDP-së dhe BE-së, prezantoi laboratorin e parë publik bioteknologjik të këtij lloji në Maqedoni dhe rajon, të cilin Qyteti i Shkupit me mbështetjen e UNDP-së dhe UNICEF-it, e hapi këtë vit në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Maria Kyri Sklodovska”.

Hapja e laboratorit të parë bioteknologjik të këtij lloji në Maqedoni është një hap shumë inovativ në zhvillimin e shkencës në dobi të qytetarëve, mjedisit, ekonomisë lokale dhe shoqërisë maqedonase në përgjithësi, dhe u vlerësua si një projekt inovativ, gjë për të cilin qytetet e tjera shprehën interes të madh – theksoi kryetarja Arsovska.

Në prill, së bashku me UNDP-në, Qyteti i Shkupit pilotoi programin e parë të laboratorit për startap-et që punojnë me bioteknologji. Sfida e Shkupit “Bio Hack My World 2023” bashkoi startap-et, sipërmarrësit dhe novatorët me ide të reja për përdorimin e mbetjeve biologjike për ballafaqimin me sfidat mjedisore dhe i mbështet ata në zhvillimin e ideve të tyre