NJOFTIM PUBLIK 6.11.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ambasadori Armen Grigorjan, mbajtën takim pune në të cilin morën pjesë 40 përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe UNDP-së, me qëllim diskutimin për politikat kyçe të zhvillimit në nivel lokal zbatimi i të cilave vijon.

Përfaqësuesit nga Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike prezantuan aktivitetet dhe projektet aktuale të qytetit, si dhe planet për të ardhmen, ndërsa përfaqësuesit e UNDP-së prezantuan fushat me mundësi për realizimin e përbashkët të projekteve për bashkëpunim, me fokus në mbrojtjen e mjedisit si dhe projekte që synojnë zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në nivel lokal.

Me ekspertët rajonal të pranishëm u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë përmes zbatimit të përbashkët të projekteve dhe iniciativave konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të Qytetit të Shkupit përmes projekteve fokusi i të cilave është veprimi për mundësimin e ekonomisë qarkore.