Njoftim Publik 7.11.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mori pjesë në kremtimin e patronatit të shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski”.
- Me të vërtetë është shumë bukur të shihet një kolektiv kompakt, staf pedagogjik i cili u jep njohuri nxënësve tanë dhe ndikon pozitivisht te të rinjtë jo vetëm në procesin arsimor, por edhe në atë edukativ. Nuk ka gjë më të mirë për ju prindër të pranishëm sot, sesa kur jeni dëshmitarë se fëmijët tuaj po zhvillohen në profesionistë të suksesshëm të ardhshëm, të cilët po ecin drejt një të ardhmeje të bazuar në dije, që është tipar kryesor i kësaj shkolle të mesme të qytetit të Shkupit - theksoi kryetarja Arsovska.
Kryetarja Arsovska në fjalën e saj theksoi se kombinimi i klasave shumëgjuhëshe, kombinimi i arsimit gjimnazial dhe arsimit profesional, si dhe fakti se interesimi për arsimin profesional në raport me atë gjimnazial është në rritje, është tregues i rëndësisë së arsimit dual.
Kryetarja shprehu bindjen se arsimi i mesëm profesional dhe profesionet teknike janë e ardhmja e cila do t'i zhvillojë të rinjtë tanë në profesionistë, të cilët do ta duan profesionin e tyre dhe do të jenë të kërkuar dhe të paguar mirë në tregun e punës.
Për nder të patronatit, shkolla dhe nxënësit e shkollës së mesme të Shkupit përgatitën dhe realizuan një program të pasur kulturor artistik me recitale, dramatizim me temë “Udhëtojmë dhe mësojmë”, performanca korale dhe muzikore.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK