Njoftim publik 9.11.2023

Dy vite pas mënjanimit të pengesave të projektit të shkaktuara nga udhëheqja e mëparshme, Qyteti i Shkupit më në fund do të ketë sistem të ri transporti. Sistemi i Transportit të Shpejtë me Autobus mori dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë, gjë me të cilën fillon realizimi i tij në kryeqytet. Projekti nënkupton ndërtimin e dy terminaleve të rinj, qendrave të transportit, sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të autobusëve, si dhe blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë që përdorin CNG.

Në projektin ideor bazë u theksuan pengesat e detektuara serioze për realizim, të cilat falë përkushtimit dhe punës së administratës së qytetit u kapërcyen dhe me mënjanimin e tyre mundësohet realizimi pa probleme i këtij projekti.

Qyteti i Shkupit, edhe përkundër të gjitha bllokadave, vazhdon me përpjekjet e tij që qytetarëve t'u mundësojë transport publik urban modern dhe në kohë, duke tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohen NTP-ja dhe qytetarët kur bëhet fjalë për transportin urban.

As bllokadat në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe as problemet strukturore me të cilat ballafaqohet NTP-ja, të trashëguara nga menaxhmentet e mëparshme të ndërmarrjes, nuk do të na pengojnë në përkushtimin tonë të sinqertë për transport urban modern dhe ekologjik.

Autobusët e rinj ekologjikë dhe sistemi i rishikuar do të zvogëlojnë ndjeshëm kaosin në komunikacionin rrugor në kryeqytet dhe do të mundësojë që transporti publik të funksionojë pa probleme dhe vonesat të jenë pjesë e së kaluarës. Prandaj është e rëndësishme që çdo gjë që është në interes të qytetarëve të realizohet, dhe ata të kenë transport urban ashtu siç i ka hije kryeqytetit.