NJOFTIM PUBLIK 31.8.2023

E turpshme dhe e papërgjegjshme është sjellja e kryetarit të Këshillit, Trajko Slaveski, i cili në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën duhej të votoheshin projekte, të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për shkupjanët.

Në vend që të debatohet për projekte kapitale Slaveski ndërpreu dhe shtyu seancën në të cilën duhej të gjendeshin disa projekte kyçe infrastrukturore, projekte që do të përmirësojnë dukshëm standardin e jetesës së qytetarëve të Shkupit në disa lagje të qytetit.

Slaveski, me siguri në pritje të udhëzimeve nga shefi i partisë së tij, sot bllokoi zhvillimin e balancuar të qytetit, të cilin ai vetë e ka promovuar duke shkuar derë më derë me programin "Për Shkupin Modern" të kryetares Danela Arsovska.

VMRO-DPMNE sot pengoi rikonstruksionin e rrugës “Kalosh Dani”, e cila është në gjendje të rrënuar, dhe nëpër të cilën qarkullojnë çdo ditë mijëra banorë të lagjes Momin Potok.

Me bllokimin e punës së Këshillit Slaveski dhe VMRO-DPMNE dëmtuan edhe banorët e Karposhit, duke pasur parasysh se sot këshilltarët duhej të votonin ndërtimin e dy rrugëve të reja 1 dhe 4 dhe ndërtimin e mega-parkut në Komunën e Karposhit.

Çuçer Sandevë, e cila për më shumë se 30 vjet është harruar nga të gjitha  administratat e qytetit, nuk do të ketë ujësjellës të rikonstruktuar, rrjet të ri të ujërave të zeza dhe rikonstruksion të rrugëve në vendbanimet “Kuçevishka Bara” dhe “Bel Kamen” vetëm për shkak të tekave personale të Slaveskit.

I bëjmë thirrje Mickoskit që t'u japë me kohë udhëzimet këshilltarëve të tij, të cilët  padyshim pa miratimin e tij nuk dinë si të votojnë kur bëhet fjalë për projektet kyçe të infrastrukturës në qytet. Në këtë mënyrë qytetarët të paktën do të jenë të vetëdijshëm dhe do të dinë se kush po punon në interes të tyre, e kush shikon vetëm interesat e ngushta partiake dhe personale të biznesit.