Njoftim publik 24.4.2023

Me ftesë të kryetarit të komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviq, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot pati një takim zyrtar pune në të cilin u diskutua për shumë tema në lidhje me bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet dy qyteteve, shkëmbimin e përvojave, si dhe fillimin e bashkëpunimit konkret.

Qyteti i Banja Lukës është qendra ekonomike, politike dhe kulturore e Republikës Sërpska, dhe ekziston një potencial i madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar dhe ekonomisë, gjë për të cilën Shkupi dhe Banja Luka ndërmorën një iniciativë për binjakëzimin e dy qyteteve. Në të njëjtën kohë, u ra dakord për një dinamikë adekuate që do të çojë në bashkëpunim konkret për realizimin e projekteve me interes të ndërsjelltë për të dy qytetet, në fushën e kulturës, arsimit, sportit, turizmit, ekonomisë dhe mjedisit.