NJOFTIM PUBLIK 13.11.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me rastin e 13 Nëntorit - Ditës së Çlirimit të Shkupit, mbajti takimin tradicional me përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Maqedonisë.

Në takim kryetarja Arsovska i falënderoi për atë që gjithmonë flasin me pasion dhe ruajnë kujtimin e sakrificës, guximit dhe vendosmërisë së luftëtarëve kundër okupatorit fashist, të cilët çliruan Shkupin dhe Maqedoninë që brezat e sotëm dhe të ardhshëm të jetojnë në shtet të lirë.

 

 

Duke iu uruar shëndet, kryetarja Arsovska shtoi se në këtë ditë, që është festa e Shkupit të lirë, duhet të kujtohet heroizmi dhe të ruhet e zhvillohet qyteti ynë, i cili është sinonim i bashkëjetesës dhe solidaritetit.

Gëzuar dhe i përjetshëm 13 Nëntori - Dita e Çlirimit të Shkupit.