NJOFTIM PUBLIK 14.2.2024

Me rastin e festës së krishterë të Shën Trifunit,  kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave në Kuçkovë, komuna Gjorçe Petrov.

Tradicionalisht, kjo festë e krishterë festohet në fshatin Kuçkovë të Shkupit, në manastirin që mban emrin e martirit dhe shëruesit të madh Shën Trifuni, ku Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Z. Stefan mbajti liturgji.

Kryetarja Arsovska uroi festën që shënohet çdo vit për nder të Shën Trifunit, mbrojtësit të vreshtarëve, duke ju uruar të gjithëve një vit të bereqetshëm.

“Në shënimin e festës së krishterë të Shën Trifunit, uroj shëndet të mirë dhe rendiment të lartë të vreshtave – tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Shën Trifuni është festa e vreshtarëve, për pjellorinë e vreshtave, por si çdo festë, është festë për shëndetin në familje.