NJOFTIM PUBLIK 14.12.2023

Këtë vit u rikonstruktuan terrenet sportive të shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Pançe Arsovski” dhe sallat sportive të shkollave “Gjorgji Dimitrov” dhe “Marija Kyri Sklodovska”. Në kuadër të aktiviteteve edhe shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit "Saraj" do të  ketë terrene sportive plotësisht të rinovuara, gjë me të cilën mbi 1.200 nxënës tani kanë qasje në terrenin e rikonstruktuar multifunksional për basketboll dhe futboll.  

Me rikonstruksionin e këtyre terreneve, kompletohet kompleksi sportiv në shkollë, i cili u mundëson nxënësve dhe stafit mësimdhënës kushte të shkëlqyera për mbajtjen e orës së edukimit fizik, sportit dhe rekreacionit.

Terrenet, e ndërtuara sipas standardeve më të larta, u mundësojnë sportistëve të rinj që marrin pjesë në ligën shkollore, si dhe të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të stërviten dhe të përparojnë, gjë me të cilën terrenet sportive në natyrë dhe salla e fizkulturës bëhen vend shoqërimi dhe sporti.

 

Qyteti i Shkupit njëkohësisht filloi me realizimin e projektit nga programi “Për Shkupin Modern”, me të cilin realizohet instalimi i zonave të jashtme të fituesit, me pajisje moderne të fitnesit në oborre, të cilat kanë për qëllim nxitjen e shprehive të shëndetshme  të jetesës te nxënësit.