NJOFTIM PUBLIK 15.2.2024
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me ekipet e Sektorit për planifikimin dhe rregullimin hapësinor dhe ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup, inspektuan fazën përfundimtare të pjesës së parë të punimeve ndërtimore në rrugën "Kalosh Dani" në komunën e Karposhit.
Me rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila realizohet me bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Karposhit, vazhdojnë aktivitetet për përmirësimin e rrjetit të komunikacionit në këtë pjesë të Shkupit.
Realizimi i një numri të madh projektesh kapitale të infrastrukturës mundëson lidhje dhe lëvizshmëri më të mirë të qytetarëve, si dhe rritje të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Në këtë lokacion, përveç ndërtimit të kryqëzimit në Momin Potok dhe rrethrrotullimit të ri ndërmjet bulevardit “8 Shtatori” dhe rrugës “Skupi”, është i nevojshëm edhe rikonstruksioni i rrjetit dytësor të komunikacionit. Me kërkesë të qytetarëve që qarkullojnë çdo ditë në këtë segment në vendbanimin Momin Potok, po rikonstruktohet rruga “Kalosh Dani”, e cila është në gjendje katastrofike dhe rikonstruksioni i saj ka rëndësi të madhe për rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” po punojnë në fazën përfundimtare të rrugës në gjatësi rreth 1.000 metra, pas së cilës do të vazhdohet faza e dytë prej 1.000 metrave të tjera, si dhe është planifikuar ndërtimi i korsive për biçikleta dhe këmbësorë. Njëkohësisht në lagjen Krivi Dol në Karposh po ndërtohen dy rrugë të reja të projektuara, të cilat do të përmirësojnë edhe më tej rrjetin dytësor të komunikacionit në këtë pjesë të komunës. Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në infrastrukturën e komunikacionit në mënyrë që qytetarët të kenë rrugë të sigurta si një nga objektivat kryesore të programit “Për Shkupin Modern”.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK