NJOFTIM PUBLIK 16.11.2023

Kryetarja Danela Arsovska sot mori pjesë në aksionin ekologjik së bashku me “Rotari Klub Shkup Vodno” dhe NP "Parqe dhe Gjelbërim" për mbjellje në parkun pyjor Vodno.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët vjeshtor do të mbillen më shumë se 100 pemë në disa lokacione në parkun pyjor, me qëllim gjelbërimin, pyllëzimin dhe rritjen e fondit pyjor.

Të gjitha aksionet e pyllëzimit janë më se të mirëseardhura në Shkup, me qëllim mbrojtjen e mjedisit, dhe mbjellja e pemëve dhe fidanëve të rinj, rregullimi i sipërfaqeve të reja të parkut dhe korridoreve të gjelbra është një nga prioritetet e programit “Për Shkupin Modern”, gjë për të cilin realizojmë në vazhdimësi aktivitete për arritjen e këtyre qëllimeve.

Në vijim është realizimi i aksionit të madh vjeshtor për mbjelljen dhe rregullimin e gjelbërimit të qytetit, dhe ky aksion është në përputhje me angazhimet tona programore për ta bërë Vodnon mburojë të gjelbër të Shkupit.

Qyteti i Shkupit punon në vazhdimësi për mbrojtjen, ruajtjen, sjelljen e qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme ndaj bukurive natyrore të malit Vodno me qëllim përmirësimin e kujdesit të përgjithshëm ndaj malit.