NJOFTIM PUBLIK 19.10.2023

U realizua edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern”. Qyteti i Shkupit përfundoi punët ndërtimore për ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza nga lagjja Gazi Baba në Çair deri te mbikalimi te kryqëzimi Kontinental, përgjatë degës së “Aleksandri i Madh”.
 
Me realizimin e këtij projekti, të paralajmëruar që në vitin 2015, zgjidhet përgjithmonë devijimi i kanalizimit dytësor të ujërave të zeza nga kolektori atmosferik dhe largimi i ujërave të zeza nga bashkësitë lokale "Tome Stefanovski Seniq" dhe "Bajram Shabani". Projekti u realizua në kuadër të strategjisë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në të gjitha vendbanimet urbane dhe si përmbushje e projekteve nga programi “Për Shkupin Modern”, për të gjithë qytetarët.