NJOFTIM PUBLIK 19.12.2023

Këtë vit u rikonstruktuan terrenet sportive të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit “Pançe Arsovski” dhe “Saraj”, ndërsa në shkollat “Gjorgji Dimitrov” dhe “Marija Kyri Sklodovska” u rikonstruktuan tërësisht sallat sportive.

 Në kuadër të aktiviteteve, në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit "Vasil Antevski Dren", nxënësit tani kanë qasje në terrenin sportiv të rikonstruktuar për basketboll, i cili u ofron nxënësve të shkollave të mesme dhe stafit mësimdhënës kushte të shkëlqyera për mbajtjen e orës së edukimit fizik, sportit dhe rekreacionit.

Qyteti i Shkupit njëkohësisht filloi me zbatimin e projektit nga programi “Për Shkupin Modern”, me të cilin realizohet ngritja e zonave të fitnesit në natyrë me pajisje moderne fitnesi në oborret e shkollave, të cilat kanë për qëllim nxitjen e shprehive të shëndetshme të jetesës te nxënësit. Nëpërmjet këtyre investimeve u mundësohet sportistëve të rinj që marrin pjesë në ligën shkollore, por edhe të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të stërviten dhe të avancojnë, gjë që i bën terrenet e jashtme sportive, gjimnazet dhe zonat e fitnesit një vend të shkëlqyer për shoqërim dhe sport.