Njoftim publik 24.4.2023

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se të mërkurën, (26.04.2023) në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet faza e dytë e dezinsektimit kundër larvave të mushkonjave.

- Dezinsketimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 26.04.2023 (e mërkurë), në orët e para të mëngjesit.

- Dezinsketimi nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 26.04.2023 (e mërkurë), gjatë ditës.

 

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.