NJOFTIM PUBLIK 20.12.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me ekipet e Sektorit për Planifikimin dhe Rregullimin Hapësinor dhe Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup, sot inspektuan ndërtimin e urës së re mbi lumin Serava në Momin Potok, gjë me të cilën po realizohet edhe një projekt tjetër nga programi “Për Shkupin Modern”.

Me urën e re që po ndërtohet pranë asaj ekzistuese mbi lumin Serava, e cila ka një profil më të madh, bëhet i mundur riformatimi i kryqëzimit dhe ndërtimi i bulevardit të ri me profilin e planifikuar.

Me realizimin e këtyre projekteve mundësohet zgjidhja e problemit me kaosin në trafikun rrugor në këtë lokacion nëpër të cilin kalojnë disa dhjetëra mijëra automjete çdo ditë.