NJOFTIM PUBLIK 22.2.2024

Shkupi është qytet i solidaritetit, Shkupi është qytet i humanizmit, shkupjanët e dinë se çfarë do të thotë ndihma kur të nevojitet më shumë, është koha të tregojmë edhe një herë humanizmin tonë.

Kur bëhet fjalë për një jetë të re pritja nuk është opsion, për këtë arsye kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, sot pranë Këshillit të Qytetit të Shkupit depozitoi iniciativë për seancë të jashtëzakonshme me një pikë vetme të rendit të ditës – t’i ndihmojmë të riut Leonid Indov.

Arsovska u propozoi këshilltarëve që të sjellin vendim me të cilin do të dhurojnë një paushall mujor, ndërsa kryetarja e Qytetit të Shkupit rrogën mujore në aksionin e organizuar nga Qyteti i Shkupit në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të mblidhen mjetet e nevojshme për Leonidin.

Qyteti i Shkupit, siç ishte njoftuar dje, nga sot fillon aksionin humanitar në të gjitha ndërmarrjet publike, institucionet dhe shkollat nën kompetencat e Qytetit, në të cilin mund të përfshihen të gjithë qytetarët e Shkupit.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë, të tregojnë edhe një herë humanizmin e tyre!