NJOFTIM PUBLIK 23.11.2023

Qyteti i Shkupit filloi rikonstruksionin e urës në rrugën “10” në komunën e Karposhit. Ky është një nga objektet, rikonstruksioni i të cilit po bëhet në kuadër të projektit për riparimin e 36 urave, mbikalimeve për automjete dhe mbikalimeve për këmbësorë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit.

Një pjesë e urave dhe mbikalimeve, pavarësisht nevojës, nuk janë riparuar për dekada me radhë, prandaj është i domosdoshëm rikonstruksioni i rrugëve, gardheve, korsive për këmbësorë dhe biçikleta, gjë me të cilën do të kontribuohet ndjeshëm në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

 

Me monitorimin sistematik të kompetencave do të arrihen rezultate pozitive, sepse monitorimi i vazhdueshëm është i domosdoshëm për këto objekte infrastrukturore për riparimin në kohë dhe mirëmbajtjen e rregullt.

Rikonstruksioni i urës realizohet me kërkesë të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë atë çdo ditë, kurse punimet ndërtimore i kryejnë ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica”.