NJOFTIM PUBLIK 24.10.2023
Qyteti i Shkupit përfundoi rregullimin e hapësirës së parkut të ri në komunën e Aerodromit përgjatë bulevardit “ASNOM” me sipërfaqe të përgjithshme 27.000 metra katrorë, me parter të rregulluar, sipërfaqe bari, fidanë, belveder dhe rrjet të ri hidrant për ujitje. Kryetarja Danela Arsovska inspektoi rregullimin e parkut të ri dhe korsitë e reja të këmbësorëve përgjatë bulevardit “ASNOM”, të cilat do të lehtësojnë aksesin e qytetarëve. Parku u ndërtua nga ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, NP “Parqe dhe Gjelbërim” dhe NP “Rrugë dhe Rrugica”.
Qyteti i Shkupit këtë vit realizoi edhe rikonstruksionin e plotë të bulevardit “ASNOM” nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” deri te rruga hyrëse e Shtëpisë së Futbollit, gjë e cila mundëson rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor. Rikonstruksioni i kësaj rruge të rëndësishme është përmbushje edhe e një kërkese tjetër të qytetarëve dhe realizim i projektit të premtuar në programin "Për Shkupin Modern".
Qyteti i Shkupit realizon në vazhdimësi projektet nga programi i zgjedhur nga qytetarët, i cili përmban kërkesat kryesore për përmirësimin e cilësisë së jetës, mjedisit, rritjen e gjelbërimit të qytetit dhe sipërfaqeve të parkut.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK