NJOFTIM PUBLIK 27.10.2023

Qyteti i Shkupit sot në Parkun e qytetit me defilenë e mbajtur me rastin e muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, dërgoi mesazh për ngritjen e vetëdijes për nevojën e informimit, parandalimit, vetëkontrollit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.

- Për mbi 300 gra nga administrata e qytetit u mundësua eko dhe mamografi me qëllim parandalimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun e kancerit të gjirit. Në të njëjtën kohë, duam të theksojmë se zbulimi në kohë i këtij lloji kanceri do të thotë shans për mjekim adekuat, shans për jetën. Prandaj, për ne ndërgjegjësimi për këtë sëmundje duhet të jetë në fokus 365 ditë në vit, me ekzaminime të rregullta, por edhe ndërgjegjësim për rreziqet dhe rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit - theksoi sot kryetarja Arsovska.

Për çdo institucion dhe person juridik është e domosdoshme të bëjnë një hap përpara për të bërë të mundur këto ekzaminime të bëhen pjesë e kontrolleve të rregullta të detyrueshme shëndetësore, të cilat, ashtu si në institucionin tonë, do të ndihmojnë një numër të madh të grave për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.