NJOFTIM PUBLIK 3.11.2023

NP “Parqe dhe Gjelbërim” Shkup filloi me rikonstruksionin e plotë të parkut të kafshëve shtëpiake, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 1.100 metrash katrorë.

Me rikonstruksionin e parkut rivitalizohen rekuizitat e vjetra, por njëkohësisht vendosen edhe përmbajtje të reja për kafshët shtëpiake.

Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” njëkohësisht po fillojnë me ndërtimin e parqeve të reja për kafshët shtëpiake në mega-parqet në Gjorçe Petrov, Çair dhe Kisella Voda, ndërsa një park i tillë është planifikuar edhe në mega-parkun e ri në komunën e Karposhit.