NP LAJKA NESËR ORGANIZON “DITË E HAPUR” 13.5.2022

Për shkak të interesimit dhe dëshirës së madhe të qytetarëve për vullnetarizëm dhe shoqërim me qentë në strehimoren e qenve të pastrehë, NP Lajka organizon DITË E HAPUR, nesër (e shtunë 14.05.2022) nga ora 11:00-15:00.

Në këtë ditë të hapur, vullnetarët e paraqitur do të kenë mundësi të shoqërohen në parkun e kafshëve shtëpiake, gjegjësisht të luajnë, t'i ushqejnë, t'i lajnë dhe t'i krehin qentë nga Lajka. Në të njëjtën kohë, NP Lajka fton qytetarët të cilët planifikojnë ose mendojnë të adoptojnë qen, të zgjedhin kafshën e tyre nga strehimorja e tyre.

Në ditën e hapur, vizitorët dhe adoptuesit potencial të qenve do të kenë mundësinë të njihen me qentë për të cilët janë të interesuar dhe të marrin informata të detajuara si dhe përgjigje në pyetjet e tyre.

Nga NP Lajka njoftojnë se planifikojnë që ditët e hapura t'i organizojnë një herë në muaj, me qëllim për t'i afruar qytetarët me punën e tyre, dhe njëkohësisht për të inkurajuar të gjithë ata që duan të adoptojnë qen endacak.