Në seancën e katërt të Këshillit Ekologjik të Qytetit u propozuan shumë projekte dhe iniciativa 28.4.2022

Sot në ambientet e Qytetit të Shkupit u mbajt seanca e katërt e Këshillit Ekologjik të Qytetit, ku të pranishmit diskutuan për shumë tema nga fusha të cilat janë pjesë e sferës së veprimit të këtij organi.

Në seancën e sotme Këshilli Ekologjik i Qytetit diskutoi për shumë iniciativa dhe propozime, si propozim-iniciativa për prodhimin e disperzuar të energjisë elektrike. Në seancë u propozua që të formohet një grup ndërsektorial i cili do të jetë përgjegjës për të punuar në drejtim të sigurimit të transportit publik ekologjik në Shkup, si dhe zgjidhjeve të reja dhe më të mira të infrastrukturës dhe trafikut.

Këshilli Ekologjik i Qytetit synon të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit në qytet, të krijojë politika për zbatimin e aktiviteteve për vendosjen e zgjidhjeve sistematike për uljen e ndotjes, si dhe vendosjen e standardeve të reja për mbrojtjen e mjedisit. Këshilli përbëhet nga njëzet e pesë ekspertë dhe përfaqësues të sektorit civil nga fusha e planifikimit urbanistik, urbanizmit, arkitekturës, trafikut, energjetikës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ky Këshill synon të krijojë politika nga fusha e ekologjisë, trafikut, planifikimit urbanistik, të propozojë strategji dhe të japë këshilla për zhvillimin e Shkupit.