Në vijim faza e dytë e rikonstruksionit të rr. “Dame Gruev” 19.4.2023
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori NP “Rrugë dhe Rrugica”, Said Said, inspektuan rikonstruksionin e fazës së dytë të rr. “Dame Gruev” nga kryqëzimi me rr. “Dimitrie Çupovski” deri në kryqëzimin me rr. “Maqedonia”, rrugë e cila është në gjendje të keqe dhe është theksuar në vazhdimësi nga banorët si një rrezik për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Rikonstruksionin e realizon Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe Rrugica” -Shkup.
Ky projekt është i një rëndësie të madhe jo vetëm për banorët e Qendrës, të cilët jetojnë në atë zonë, por edhe për të gjithë ata që lëvizin në këtë drejtim.
Gjatë punimeve ndërtimore në këtë pjesë të rrugës “Dame Gruev”, përveç rrugës automobilistike në një sipërfaqe prej 3.250 metrash katrorë, po rikonstruktohen edhe korsitë e këmbësorëve, po nivelohen pusetat dhe kanalizimet, dhe është planifikuar korsi për biçikleta dhe rregullimi i gjelbërimit përgjatë gjithë rrugës.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK