Në Çento po rregullohet hapësirë e re parku dhe korsi për këmbësorë 5.8.2022

Ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po punojnë në ndërtimin e parkut të ri në lagjen Çento, në komunën e Gazi Babës, te kanali në rrugën “Juzhnomoravski Brigadi”.

Bëhet fjalë për një park të ri që shtrihet në një sipërfaqe prej 5.000 metrash katrorë. Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” paraprakisht pastruan tërësisht hapësirën, vendosën sistemin e ri të ujitjes dhe në periudhën në vijim do të formohet edhe një sipërfaqe e mbjellë me bar. Parku i ri do të pasurohet me dy belvederë të rinj prej druri.

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” momentalisht janë në terren duke ndërtuar korsitë për këmbësorë dhe hyrëse në park. Parku i ri do të ketë një korsi kryesore për këmbësorët me gjatësi 100 metra dhe gjerësi 2.70 metra, ose me sipërfaqe të përgjithshme 350 metra katrorë. Gjithashtu, në parkun e ri do të ndërtohen dy korsi hyrëse më të vogla, të cilat të çojnë drejt belvederëve të rinj, që do të jenë me gjatësi 20 metra dhe gjerësi 1.50 metra. Përveç korsive në disa lokacione është planifikuar edhe vendosja e stolave ​​dhe pajisjeve të tjera urbane.

Me të gjitha përmbajtjet, parku i ri në Çento do të jetë një vend i vërtetë për rekreacion dhe qëndrim të këndshëm në natyrë për vizitorët e të gjitha gjeneratave.