NËNKRYETARI I QYTETIT TË SHKUPIT TRAJANOVSKI MORI PJESË NË SOLEMNITETIN E DITËS KOMBËTARE TË REPUBLIKËS ÇEKE 25.10.2023
Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski, dje në mbrëmje mori pjesë dhe mori fjalën në ceremoninë e kremtimit të Ditës Kombëtare të Republikës Çeke, e cila u mbajt në Operën dhe Baletin Kombëtar. Trajanovski iu referua marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore që Qyteti i Shkupit ka me Ambasadën e Republikës Çeke në vendin tonë, ndërsa manifestimi u pasurua me donacionin e pianos koncertale nga prodhuesi çek Petrof, të cilin ambasada në bashkëpunim me kompanitë mbështetëse e siguroi për Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup.
- Sonte kam nderin të uroj Ditën Kombëtare të Republikës Çeke dhe të përcjell mesazhe në frymën e miqësisë sonë të madhe dhe shumëvjeçare. Ajo që më bën veçanërisht krenar është mbështetja e sinqertë dhe e vazhdueshme e Ambasadës së Çekisë për projektet e bashkëpunimit dypalësh, të cilat në periudhën në vijim do të reflektohen veçanërisht në aktivitetet që do të realizojmë pas shpalljes së Shkupit “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2028” nga BE-ja. Kjo do të hapë mundësi të shumta për organizimin e përbashkët të eventeve kulturore, shkëmbimin e përvojave pozitive, shkëmbimin e artistëve dhe projekte për përmirësimin e infrastrukturës. Maqedonia dhe Shkupi shohin shembull në Republikën Çeke, si lider në trendët kulturore europiane. Në këtë drejtim, në emër të qytetarëve të Shkupit dhe në emrin tim personal, falënderoj Ambasadën e Republikës Çeke për donacionin e kësaj pianoje të bukur koncertale Petrof, e cila do të sjellë magji në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar dhe në të cilën do të kenë mundësi të performojnë talentet e shumta nga vendi dhe të huaj duke pasuruar ofertën kulturore të Shkupit si kryeqytet i kulturës europiane - tha dje në fjalimin e tij Trajanovski.
Ai theksoi se për Shkupin është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi në projektet për mbrojtjen e mjedisit, digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër, që janë sfidë reale për çdo pushtet vendor dhe për të cilat shpesh diskutohet në takimet me përfaqësues nga Çekia,
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK