PARKING I RI PËR BIÇIKLETA DHE GJELBËRIM I RREGULLUAR NË SHMQSH "GEORGI DIMITROV" 2.10.2023

Në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Georgi Dimitrov”, përveç investimeve në kapacitetet e domosdoshme për të siguruar proces cilësor edukativo-arsimor, u vendos edhe parking i ri për biçikleta, trotinete dhe motoçikleta.

Në të njëjtën kohë, u rinovua dhe u rregullua tërësisht gjelbërimi përreth shkollës, me vendosjen e fidanëve dhe pemëve të reja, sistemit për vaditje, me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, gjë që do të kontribuojë për një mjedis më të pastër.

Si administratë aktuale e qytetit, ne vazhdimisht jemi të përkushtuar dhe investojmë në infrastrukturën arsimore, e cila është një nga prioritetet e Qytetit të Shkupit.