“Parkingu i Qytetit” sanksionoi 136 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike 1.7.2022

Gjatë javës së kaluar (23.06 – 30.06.2022) me mjetet speciale karrotrec nga hapësirat publike janë mënjanuar gjithsej 136 automjete. Mjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me urdhër të policisë rrugore në bazë të kundërvajtjes parkim në rrugë automobilistike, korsi për biçikleta, vendkalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e qarkullimit rrugor, si dhe me thirrje nga një person i tretë.

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” apelon te qytetarët që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe automjetet t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të shërbimeve të parkimit të rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohën e duhur. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me SMS ose me kartë me gërvishtje.