Pastrimi i shtigjeve për këmbësorë në rrugët dhe bulevardet e qytetit 6.3.2022

Ekipet e Shërbimit dimëror paralelisht me pastrimin e rrugëve të qytetit pastruan edhe shtigjet për këmbësorë për të mundësuar lëvizjen më të lehtë të qytetarëve.

Duke filluar nga mbreme rreth ores 1 pas mesnate filloi pastrimi i trotuareve ne pjesën qendrore te qytetit, si në bulevardin Koco Racin, Partizanski Odredi, Ilinden, drejt Bit Pazarit dhe Çairit, aksion i cili vazhdoi edhe në mëngjes. Gjithashtu është ndërhyrë për pastrimin e degëve të rëna në bulevardin Partizanski Odredi përballë Poliklinikës “Bukuresht”.

Situata po ndiqet nga të gjitha punktet dhe në koordinim me personat që janë në kujdestari, ndërhyhet në terren sipas nevojës.