NJOFTIM PUBLIK 16.8.2024

PASTROHEN 170 METRA KUB MBETJE NGA DEPONITË E EGRA NË KOMUNËN ÇAIR
Gjatë mbrëmjes së djeshme, NP Higjiena Komunale - Shkup ka larguar 170
metra kub mbetje nga disa deponi të vëllimshme të egra në komunën Çair
të Shkupit.
Aktivitetet u realizuan në rrugën Slavej Planina - në afërsi të Teqes në
Shkup, në rrugën Xhon Kenedi, si dhe në bulevardin e Brigadës së Dytë
Maqedonase.
Ndërhyrje është bërë edhe në bulevardin Nikola Karev (rruga e
Plastikave) - në këndin e lojërave përballë Ambasadës së Amerikës, i
cili për një periudhë të gjatë ka qenë i ashtuquajturi “pika e zezë” ku
mbetja është hedhur vazhdimisht në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet
publike dhe të trafikut.
Pas marrjes së mbetjes, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup kanë kryer
larjen manuale të lokacioneve.