PO REALIZOHET MEGA PROJEKTI PËR NDËRTIMIN, RREGULLIMIN DHE MBULIMIN E KANALIT USJANSKI 10.11.2023
Qyteti i Shkupit po realizon mega projektin për ndërtimin, rregullimin dhe mbulimin e kanalit Usjanski, i cili zgjidh një nga problemet më emergjente komunale dhe ekologjike në qytet.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, inspektoi punimet ndërtimore për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar, i cili është realizim edhe i një premtimi tjetër nga programi “Për Shkupin Modern”.
- Më ketë projekt zgjidhet një nga problemet më të mëdha komunale dhe ekologjike në Shkup, i cili ka ndikim të drejtpërdrejtë te banorët, të cilët me dekada theksojnë se ky kanal paraqet rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve infektive. Mbulimi i këtij kanali për banorët vendas është premtuar prej vitesh dhe tashmë ky projekt është realitet. Jemi duke punuar me përkushtim që të përmbushim premtimin e dhënë qytetarëve, sepse rregullimi i kanalit Usjanski është një nga projektet qendrore të programit "Për Shkupin Modern" – theksoi sot kryetarja Arsovska.
Ajo shtoi se projekti për rregullimin dhe mbulimin e kanalit Usjanski po realizohet në disa faza dhe në fazën e parë po ndërtohet, rregullohet dhe mbulohet kanali në gjatësi prej 1.300 metrash. Ai mbledh ujërat e reshjeve nga disa përrenj nga mali Vodno, si dhe ujërat e atmosferikë nga disa kolektorë nga territori i komunave Kisela Voda dhe Aerodrom.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK