Për herë të parë Qyteti i Shkupit subvencionon trotinete elektrike dhe biçikleta për të rinj deri në moshën 29 vjeç 31.8.2022

Në drejtim të stimulimit të të rinjve për përdorimin e mënyrave alternative dhe ekologjike të transportit, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi vendime për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave.

Me këto vendime për herë të parë parashikohen subvencione për të rinj deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit.

Me vendimin e parë, Qyteti i Shkupit do të subvencionojë blerjen e trotineteve elektrike për të rinj. Vlera maksimale për subvencionin individual për blerjen e trotinetit elektrik për person përcaktohet në vlerën 50% të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Me vendimin e dytë, Qyteti i Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave për të rinj. Vlera maksimale për subvencionim individual për blerjen e biçikletës për person përcaktohet në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.